Shefi i BE-së, Josep Borel dhe komisionari Evropian për zgjerim, Oliver Varheli, kanë konstatuar se “gjenocidi në Srebrenicë, 29 vjet më parë, është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane”. “Është detyra jonë të nderojmë kujtimin e më shumë se 8 mijë e 300 djemve dhe burrave që u vranë sistematikisht në kodrat rreth Srebrenicës”, kanë thënë zyrtarët e BE-së në një deklaratë të përbashkët. Borelli dhe Varheli u kanë bërë thirrje “liderëve të refuzojnë retorikën përçarëse dhe të veprojnë me të vërtetën, drejtësinë, besimin dhe dialogun”. “Shërimi i plagëve të së kaluarës kërkon njohjen dhe mësimin e fakteve historike, nderimin dhe kujtimin e viktimave, identifikimin e atyre që janë ende të zhdukur dhe sjelljen e të gjithë autorëve para drejtësisë. Ky është çelësi për përballjen me rrënjët e urrejtjes që çuan në gjenocid. Ne duhet të ndërtojmë urat e pajtimit së bashku. Nuk ka vend mes nesh për ata që mohojnë gjenocidin, përpiqen të rishkruajnë historinë dhe lavdërojnë kriminelët e luftës”, kanë theksuar Borelli dhe Varhelji. Në njoftim është thënë se në mars të viti 2024, Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit në BE me Bosnje-Hercegovinën.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …