Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Borell: Hap vendimtar për rrugën evropiane të Kosovës është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Jozef Borell, ka pritur në takim, kryeministrin, Albin Kurti. Ata kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tyre evropiane. Pas takimit të zhvilluar,  përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Jozef Borell ka theksuar se ka diskutuar me Kurtin për propozimin evropian dhe theksoi se do të jetë në Bruksel kur Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen më 27 shkurt. “Unë u takova me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar nevojën për të avancuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për një dialog të nivelit të lartë në 27 shkurt, ka shkruar në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Jozef Borell, pas takimit me kryeminsitrin Albin Kurtin në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih, Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …