Josep Borrell

Borell i lexon kushtet e Kurtit, por insiston që të realizohen kushtet e BE-së dhe të Amerikës, për shtendosjen e situatës në veri

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se nuk mund të ketë  dialog për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë,  para se Kosova të marrë hapa për ta shtendosur  situatën. Borrell, i’a ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti pas 5 pikave të propozuara nga ai, duke theksuar hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e situatës në veri. Në deklaratën e tij, Borrell ka theksuar se është e nevojshme të merren parasysh mendimet e EULEX-it dhe KFOR-it dhe të konsiderohen si partnerë të plotë. Si pikë e parë, ai ka thënë, se kryetarët e katër komunave veriore duhet që të punojnë nga lokacionet tjera, e që nuk janë ndërtesat e komunave. Si hap të dytë ai ka përmendur tërheqjen e operacioneve policore të Kosovës në këto katër komuna, duke thënë që Njësia Speciale e Kosovës duhet të tërhiqet. Paralelisht ne jemi duke kërkuar edhe nga Serbia mbështetje për tërheqjen e elementeve radikale nga këto zona, ka saktësuar  Borrell, duke insistuar në kushtet që BE-ja i ka vendosur Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …