Shefi i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar të vazhdojë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai gjatë konferencës me kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që burojnë nga ky proces, duke përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. “Jam demokrat dhe nuk jam këtu për të shërbyer për ndonjë politikan. Dialogu është i vetmi forum për të zgjidhur çështjet e hapura. Nuk pajtohem me ju kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur implementimin e Marrëveshjes për Asociacionin, e cila është lidhur nga përfaqësuesit e të dyja palëve”, është shprehur Borrelli. “Më vjen keq kryeministër, por duhet t’ju kërkoj që vazhdimisht ta implementoni këtë marrëveshje. Krijimi i Asociacionit është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, është e lidhur në mirëbesim nga palët dhe sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen nga të dyja palët”. Me këtë rast Kurti ka thënë se kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës me 23 pika e ka hedhur poshtë këtë çështje, ka qenë Beogradi që ka reaguar dhe jo serbët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …