Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në një intervistë për portalin “euractiv” i është rikthyer sërish dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se blloku 27 anëtarësh nuk është vetëm një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi. “Ne nuk jemi ndërmjetës, nuk jemi as arbitër, jemi shumë më tepër se kaq sepse të dy vendet duan të bëhen anëtarë të BE-së. Kemi levën në dorë”. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ndërmjetësoi tetë orë bisedime të pafrytshme të hënën me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshje rreth targave të makinave që kanë shtuar tensionet në veriun e Kosovës. Me 1 nëntor Qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …