Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka publikuar një deklaratë për media lidhur me takimin e 14 shtatorit, i cili u mbajt në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut. Në deklaratë thuhet se pas takimit të nivelit të lartë, Beograd-Prishtinë, në Bruksel, BE-ja shpreh shqetësimin e vet për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të zbatimit të saj, të cilat të dyja palët të rënë dakord në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në rrugën evropiane të palëve. BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e dialogut nga e kaluara. Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …