leoni

Boris Johnson

Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga kreu i partisë dhe posti i Kryeministrit të Britanisë së Madhe

Boris Xhonson ka dhënë dorëheqje nga partia konservatore pasi një sërë ministrash të tij dhanë dorëheqje dhe i thanë atij se kishte humbur mbështetjen e partisë. Përmes një deklarate nga Downing Street, Johnson njoftoi se do të tërhiqej nga posti i udhëheqësit të partisë, por tha se kishte në plan të qëndronte si kryeministër derisa partia të zgjidhte pasardhësin e tij. Kjo deklaratë i jep fund një përplasjeje të jashtëzakonshme midis Johnson dhe ministrave të kabinetit, përfshirë kancelarin e tij të ri, Nadhim Zahaëi, të cilët po i kërkonin atij të jepte dorëheqjen në mes të një revolte dhe zemërimi për aferën Kris Pinçer dhe skandale të tjera. Ai pritet të vazhdojë postin e kryeministrin deri në vjeshtë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …