leoni

Boris Johnson

Boris Johnson: Objektivat e Bashkimit Evropian të njëjta me objektivat e Hitlerit, për Evropën nën një autoritet

Ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i ka krahasuar objektivat e Bashkimit Europian me ato të Hitlerit, duke thënë se, si ish-kreu nazist i Gjermanisë, ashtu edhe unioni i sotëm dëshirojnë të unifikojnë Europën nën një “autoritet” të vetëm. Tashmë vetëm një deputet i konservatorëve pro-“Brexit”, apo pro daljes së Britanisë nga BE-ja, tha gjithashtu se qoftë udhëheqësi nazist, ashtu edhe Napoleoni Bonaparti dështuan ta unifikojnë kontinentin e vjetër, ndërsa Bashkimi Europian është thjesht një “përpjekje për ta arritur diçka të tillë, por me metoda të ndryshme”. Deputeti Yvette Copper nga laburistët, i cili bën pjesë në ata që janë pro qëndrimit të Britanisë në BE, akuzoi ish-kryebashkiakun e Londrës se po “luan me lojëra të rrezikshme dhe të ndyra”. Ndërkohë, udhëheqësi i “UKIP”-it, Nigel Farage e ka mbështetur Johnsonin për t’u zgjedhur kryeministri i ardhshëm i vendit. Farage ka deklaruar për “Mail on Sunday” se është një fans i Borisit dhe se e mbështet atë për të pasuar David Cameronin, nëse kryeministri aktual do të japë dorëheqjen pas rezultatit të referendumit, që do të zhvillohet më 23 qershor,kur votuesit britanikë do të pyeten nëse dëshirojnë që vendi i tyre të qëndrojë apo të largohet nga Bashkimi Europian.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …