Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se qeveria mund të zbatojë masa të reja kufizuese pasi Mbretëria e Bashkuar do të përballet me një valë të dytë “të pashmangshme” të COVID-19. Autoritetet britanike raportuan të premten se kabineti qeveritar po e shqyrtonte mundësinë e një bllokimi të dytë mbarëkombëtar duke marrë parasysh rritjen e rasteve të reja. Sipas kryeministrit kjo rritje e rasteve erdhi si pasojë e valës së dytë e cila ishte pandalshme. “Ne po e shohim një valë të dytë, e cila kam frikë se do të jetë e pashmangshme”, u shpreh Johnson. I pyetur nëse vendi duhej të përgatitej për një bllokim të ri mbarëkombëtar ai u përgjigj se nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …