Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar nga liderët politikë të Kosovës që vendosjen e njerëzve nëpër poste ta bëjnë sipas meritave dhe jo sipas lidhjeve të tyre. Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ministri britanik ka thënë se një student i mirë që punon shumë, duhet të gjejë një vend pune dhe të mos lihet anash nga një student më i dobët që ka lidhje më të mira. Njerëzit kanë të drejtë që të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e zgjedhur, ju duhet të flisni me ata dhe të dëgjoni shqetësimet e tyre. Vendosja e njerëzve sipas meritës, do të thotë se nëse jeni student dhe punoni shumë duhet të gjeni një vend pune dhe nuk do të shtyheni anash me bërryla nga një kandidat i dobët që ka lidhje më të mira sesa ju. Johnson, ka ngushëlluar familjen e Astrit Deharit dhe ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të kryejnë hetim të pavarur për vdekjen e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …