Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius kritikoi Hungarinë për bllokimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Boris Pistorius: Gjermania po e armatos Kosovën, por edhe Serbinë, këto armë janë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të secilit vend

Ministri  gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë konferencës për medie në Beograd është   pyetur  nga një gazetar  se cili është akti juridik ndërkombëtar në bazë të së cilit Gjermania po e armatos Prishtinën”. Pistorious në përgjigjen e tij ka thënë se Gjermania po e armatos edhe Kosovën por edhe Serbinë dhe se këto armë janë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të secilit vend. Ai gjithashtu ka konfirmuar se Gjermania e njeh pavarësinë e Kosovën, dhe synimi është paqja dhe stabiliteti. Ne nuk furnizojmë armë sulmuese, vetëm mbrojtëse. Nga këndvështrimi ynë, ne e njohëm Kosovën. Vendet e tjera nuk e kanë bërë, bëhet fjalë për një numër më të vogël vendesh në botë. Synimi ynë në rajon është paqja dhe stabiliteti, si dhe afrimi i përbashkët me BE-në. Kushtet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme këtu, me të dyja palët e përfshira, dhe ky është parakushti bazë për stabilitet. Asgjë nuk e ndryshon këtë fakt”, ka thënë Pistorius, për mediet,  në Serbi, Ai  ka folur edhe për Banjskën duke thënë në Beograd se hetimi rreth sulmit në Banjskë është i një rëndësie vendimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …