Duke interpretuar rezultatet e hulumtimit të NSPM-së, Gjorgje Vukadinoviç shprehu imazhin dominues që ekziston vetëm në Serbi dhe Rusi, dhe ai është se në Ukrainë është “vazhdim i asaj gjendje që qytetarët e Serbisë panë mbi veten dhe rreth tyre në 1999”, shkruan analisti, Boris Varga për Al Xhazirën. Ai thotë se sipas kësaj logjike lufta në Ukrainë është vetëm për fajin e NATO-s, të Shteteve të Bashkuara, e BE-së. Refuzohet fakti kryesor se kush janë agresorët edhe pse dihet mirëfilli se Serbia ishte agresor në vitet 1990 dhe Rusia tani. Nuk paska asnjë lidhje mes agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Çeçenisë dhe agresionit të Serbisë kundër Kroacisë, Bonje-Hercegovinës dhe Kosovës. Nuk paska lidhje mes Vukovarit të rrethuar dhe të shkatërruar, e Sarajevës. Nuk paska pasur gjenocid në Bosnje nuk paska pasur krime mizore, në Drenicë, në Raçak, Gjakovë, Suharekë!. NATO dhe Ukraina qenkan fajtorë për falsifikimin e planeve të përbashkëta, prandaj u krijua varri masiv i Mariupolit, Irpini dhe Buça e djegur, shkretuan Harkovin dhe qytete të tjera ukrainase, të cilat së bashku me banorët e tyre po zhduken në sulmet ruse. Mijëra të vdekur, katër milionë refugjatë në BE, pothuajse shtatë milionë ukrainas të zhvendosur brenda vendit. A mund të thonë mediat shtetformuese në Serbi se kush është përgjegjës për të gjitha këto, pyet analisti, Boris Varga.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …