Përfaqësimi i Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian, në Sofje më 16 dhe 17 maj, ishte një nga temat kryesore të takimeve të kryeministrit të Bullgarisë Boyko Borissov me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov siguroi Prishtinën zyrtare se shteti i tij që aktualisht kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, e ka ftuar presidentin Kosovës Hashim Thaçi, që të jetë pjesë e samitit. Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. Siç e ka njohur edhe Bullgaria. Kurse për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha Borissov. Dilemat rreth përfaqësimit të Kosovës si shtet në Samitin e Sofjes ishin shtuar pas disa paralajmërimeve nga zyrtarët shtetërorë nga Spanja, se nuk e shohin veten komod në një samit ku përfaqësohet edhe një shtet si Kosova, të cilin ky vend nuk e njeh. Janë pesë shtete të BE-së të cilat nuk e pranojnë Kosovën, andaj, Bullgaria si nikoqire është duke gjetur një formë që në samit të jenë të përfaqësuar të gjithë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …