leoni

Josep Borrell

Borrell: Edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE, mbesim të përkushtuar

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka dhënë një intervistë për Vijesti, në Mal të Zi  ka folur  edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar si gjithnjë për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe. Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së, ka thënë Borrel.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …