Borut Pahor

Borut Pahor: Ballkani Perëndimor dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë

Ballkani Perëndimor dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brijun, dhe kjo është që BE duhet të shikojë rajonin si një i tërë, tha presidenti slloven, Borut Pahor. Takimi ishte i veçantë, nuk kishim mysafirë. Zakonisht kur kemi një mysafir të lartë nga një vend i BE, të gjithë i drejtohen dhe i shprehin pikëpamjet e tij. Këtë herë nuk kemi pasur një mysafir, sepse presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili dëshironte të vinte, nuk mundi për shkak të detyrimeve të tjera. Kjo është hera e parë që kemi qenë vetëm dhe na është dashur të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të përballemi me problemet e rajonit”, tha Borut  Pahor duke shtuar se tubimi ishte i suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …