Borxhi publik i vendit tonë vazhdon të shënojë rritje, edhe pse është më i ulëti në rajon. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vitin 2016, borxhi i përgjithshëm i shtetit ka arritur në 852.7 milionë euro, kurse vitin 2015 ka qenë rreth 750 milionë euro. Kjo rritje e borxhit, sipas raportit të Bankës Qendrore, i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm, i cili ka arritur në 479 milionë euro, ndërsa borxhi i jashtëm publik ka arritur në 373.8 milionë euro. Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur 14.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo vlerë e borxhit, nga ekspertë për çështje ekonomike, konsiderohet jo e lartë dhe se sipas tyre, ka hapësirë për të marrë kredi për qëllime zhvillimore. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …