Bosnja ka nisur të ndërmarrë veprime me qëllim të lehtësimit të procedurave të lëvizjeve për shtetasit e Kosovës. Qeveria në Sarajavë ka nisur t’i lehtësojë procedurat për dhënien e vizave për bartësit e pasaportave të Republikës së Kosovës. Në një nga mbledhjet Këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, të mbajtur në qershor, është nxjerrë konkluzioni me të cilën Ministria e Jashtme e BeH-së është udhëzuar që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të thjeshtësuar procedurën e dhënies së vizave për qytetarët e Kosovës. Mbetet të shihet se cilat do të jenë pasojat e këtij vendimi. Bosnja, si pasojë e obstruksioneve të brendshme që vijnë nga Republika Srpska, ka pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …