Botimi i Institutit Albanologjik të Prishtinës nuk është skandaloz, por është reagimi një profesori universitar

Botimi i Institutit Albanologjik të Prishtinës nuk është skandaloz, por është reagimi një profesori universitar

Sot në gazetën, Ekspress,  që merret përgjithësisht me skandalet, dhe i sajon ato, pastaj  me sensacione, por edhe lajmet taze, u botua edhe njoftimi mbi një botim të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të vitit 1951, në origjinal, ku Kosova shënohet si Kosovë e Metohi, ashtu sikur quhej zyrtarisht në atë kohë. Këtë ribotim nga origjinali  e ka quajtur skandaloz, kush tjetër, pos profesori “i gjithëdijshëm”  universitar, Blerim Latifi, i cili ose nuk e di dhe nuk e ka mësuar kurrë metodologjinë e punës shkencore, ose mendon se Kosova qysh në vitin 1951 ka qenë Republikë.

Çdo kund në botë, ribotimi i origjinalit, prezantohet në origjinal, duke filluar nga ballina, në rastin konkret botim i vitit 1951. Kështu janë ribotuar te ne edhe “Visaret e Kombit” të vitit 1937,  në Shkodër. Kjo është një praktikë shkencore e publikimeve të mbarë botës akademike, por ja që “akademcat” e kohës sonë, jo të gjithë,  por ata që themelojnë edhe akademi private, tregojnë vetë, dijet dhe njohurit e tyre “shkencore”. Këta akademikë me grada, duket se kurrë nuk e kanë kuptuar atë shprehjen popullore të Drenicës, “Mos e vet se t kallxon vet”.

 

Ekspress: Skandaloze: Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi”

 

Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës. Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke iu referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi, duke thënë se kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë….

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …