Botohet për herë të dytë libri: “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, i autores Fetnete Ramosaj

Luftëtarja e lirisë, veprimtarja dhe publicistja, Fetnete Ramosaj ka nxjerrë në dritë librin: “Organizatat ekstremiste serbe” në Kosovë, botimi i dytë, në gjuhën shqipe dhe angleze.  Në këtë libër, pas një kohe të gjatë të hulumtimit të lëndës lidhur me praninë e strukturave të ndryshme të shërbimeve të fshatra serbe në Kosovë, autorja Ramosaj, me gjuhën e fakteve dhe të dëshmive ka vërtetuar se rrjeti i organizatave kriminale në Kosovë, si në të kaluarën, qysh në kohën e pushtimit serb të Kosovës, por edhe aktualisht është një rrjet i shtrirë po thuajse në tërë vendin. Me një metodologji të avancuar, me gjuhën e fakteve e argumenteve, autorja e librit ka arritur të demaskojë praninë e këtyre organizatave ekstremiste të cilat synimin primar dhe vendimtar e kanë pasur dhe e kanë shkatërrimin e shqiptarëve, mbjelljen e pasigurisë, dëmtimin e tyre fizik, dëmtimin e pronës dhe mundësisht eliminimin e tyre fizik në të gjitha format e metodat e mundshme. Serbia është i vetmi shtet në Evropë që ka hatruar plane e programe konkrete për elemininim e shqiptarëve dhe të gjithë jo serbëve jo vetëm nga Kosova por mundësisht edhe nga Ballkani. Këto plane Serbia nuk i ka fshehur por ka marrë ndonjë vërejtje nga kancelaritë e Evropës, të cilat këtë shtet e kishin krijura në rolin e një shtreti “xhandar” në Ballkan.

Fetnete Ramosaj në aktivitetin e saj hulumtues, studimor, është fokusuar në ndriçimin e realitetit të kohës së luftës dhe të pas luftës në vendin tonë. Ajo deri tani ka botuar disa vepra hulumtuese për krimet dhe masakrat,  që kanë kryer serbët në Kosovë,  duke ilustuar me faktografi dhe foto krimet e panumërta mbi popullatën shqiptare nga regjimi i Beogradit.  Në librin e sapo botuar, të titulluar: “Organizatatat ekstremiste serbe në Kosovë”, Fetnete Ramosaj me fakte e argumente të shumta  ka hedhë dritë mbi aktivitetin subversiv të Serbisë dhe të organizatave të ndryshme të forcave ekstremiste serbe  kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Deri tani ka botuar: “Krimet serbe në Kosovë,- pa apologji- me fakte kundër shpifjeve”, në dy pjesë, ndërkohë që po ky libër është botuar edhe në gjuhën angleze. Në bashkautorësi me studiuesin, Faton Mehmetaj ka nxjerrë në dritë monografinë, “Deçani”. Përveç këtyre librave, Fetnete Ramosaj ka botuar edhe shumë shkrime publicistike, fejtone, analiza e komente në shtypin e kohës. Libri “Organizatatat ekstremiste serbe në Kosovë”, ka 19o faqe, botimi i dytë në gjuhën shqipe dhe angleze. Botoi,  Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri, shtypi, Graf-X, Prizren. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …