Duke folur për pandeminë, shefi i Pfizer, Albert Bourla i ka deklaruar “The Financial Times” se nëse nuk vaksinohet një numër i madh i popullsisë atëherë bota mund të përballet me një situatë të rëndë. Ai ka shtuar më tutje se shpreson që pandemia do të marr fund në fund të këtij viti por kjo varet nga procesi i vaksinimit të qytetarëve anekënd botës. “Për botën e zhvilluar shpresoj që pandemia do të përfundoj para fundit të këtij viti. E vetmja e panjohur është nëse ata nuk ia dalin të vaksinojnë numër të mjaftueshëm të qytetarëve, jo për shkak se nuk ka vaksina, por për shkak të hezitimit. Mund të përballemi me situatë të keqe nëse njerëzit nuk vaksinohen”, ka deklaruar shefi i Pfizer, Albert Bourla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …