Profesori bullgar i historisë, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov, asnjëherë nuk është pajtuar me shpikjen e kombit sllavo-maqedonas. Duke mbrojtur këtë tezë ai shpeshherë ka qenë pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ai me të drejtë konstaton se nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm një dialekt bullgar. Ai po ashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë nga dy shtete, janë Kosova dhe Shqipëria, Serbia dhe Republika Srpska, Greqia e Qiproja, dhe Bullgaria e Maqedonia. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Sofjes “Fokus” ka folur për vizitën e kryeministrit, Zoran Zaev në Bullgari, marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe reagimet më pas. Për Dimitrov, Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm me njëri-tjetrin.” Ai thotë se “VMRO nuk ishte organizimi i Maqedonisë, por organizimi i bullgarëve në Maqedoni…”, dhe gjithashtu ai thotë se “në Maqedonine lindore bullgarizmat më tepër janë ruajtur”, kurse në “Maqedoninë perëndimore nuk ka sepse ata janë shqiptarë.
