leoni

BQK: Sektori bankar është duke funksionuar normalisht dhe kështu do të vazhdojë pavarësisht situatës

BQK i fton qytetarët të mos bien pre e lajmeve të rrejshme se banka TEB është blerë nga biznesmenët rusë

Lidhur me spekulimet se banka “TEB sh.a”, është blerë nga biznesmenët rusë, ka reaguar Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, fton të gjithë opinionin që të mos bien pre e informacioneve të publikuara në rrjetet sociale në lidhje me shitblerjen bankës “TEB sh.a”, nga biznesmenët rusë. “Në BQK nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ndërrim të pronësisë së kapitalit aksionar të kësaj banke, e cila që nga fillimi është nën pronësi të “BNP Paribas Fortis Yatırımlar Holding A.Ş” dhe “Çolakoğlu Group Joint Venture”. Banka “TEB”, së bashku me bankat tjera që janë të licencuara, kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë, i cili ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të jashtme, veçanërisht në sektorin financiar”, thuhet në apelin e BQK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …