Braathu dhe Begaj të kënaqur me bashkëpunimin mes OSBE-së dhe Komunës

Në Malishevë, ka qëndruar kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ku është takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Qëllim i kësaj vizite kishte karakter njohës mes misionit të OSBE-së dhe kryetarit të rizgjedhur të Malishevës, si dhe janë diskutuar edhe çështjet me interes të përbashkët, përkatësisht vazhdimin e bashkëpunimit në fushat e caktuara. Në këtë takim, ishte prezent edhe drejtori regjional i OSBE-së në Prizren, George Katcharava dhe shefja e kabinetit të kryetarit të komunës, Blerta Krasniqi. Fillimisht kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar të parin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, për vizitën e tij në Malishevë, si dhe për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të OSBE-së, në fushën e qeverisjes lokale, qoftë përmes sygjerimeve të ndryshme, apo përmes ofrimit të trajnimeve për zyrtarët komunal, në fushat e caktuara. Edhe i pari i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka shprehur kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e mirë të Komunës së Malishevës me misionin e OSBE-së, si dhe ka ofruar gatishmërinë e misionit, për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, për ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe më cilësore për qytetarët. Bratthu dhe Begaj, kanë diskutuar për çështje të ndryshme, që lidhen me misionin e OSBE-së dhe qeverisjen komunale dhe janë pajtuar që të vazhdoj bashkëpunimi  mes dy institucioneve, brenda mandatit dhe misionit të OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …