Nga sot kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, do ta ketë këshilltarin e tij personal, i cili do të merret me të gjitha aktivitetet që kryetari Muharremaj do t’i ketë në agjendë. Këshilltari është Brahim Thaçi, i cili vjen nga fusha e informimit dhe i cili i ka përcjellur zhvillimet politike në komunën e Suharekës si dhe është njohës i mirë i rrethanave politike.