Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali, Lahi Brahimaj, në një postim në rrjetin social i ka komentuar deklaratat e Vojisllav Sheshelit, i cili ka thënë se Serbia duhet të pres deri sa të largohet NATO-ja nga Kosova dhe më pas trupat serbe të marrin edhe Kosovën edhe Shqipërinë.
“Sikur në vitin 1999, edhe sot edhe nesër edhe kurdo, do ta keni përgjigjën e njëjtë, ashtu siç ju kemi mundur çdo herë, (rasti me ngujimin në bodrumin e mullirit në Kievë), edhe në Hagë ju kemi mundur, edhe në çdo rastë tjetër. Juve nuk mund t’iu ndajë fati me kasapin e Ballkanit, Millosheviçin. Ju do të keni mundësi ndoshta ta “pushtoni e sundoni” vetëm ferrin, së cilës rrugë jeni duke shkuar ngadalë por sigurtë edhe ju. E sa për kush deri ku do të shkojë, këtu jemi, do ta shohim!”, ka shkruar Brahimaj.