leoni

Branislav Kërstiq; Pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit

Gazetari serb. Branislav Kërstiq ka deklaruar se, pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai foli për  lidhje indirekte mes liderëve, duke përfshirë aktivitetet profesionale të bashkëshorteve të tyre. Gruaja e kryeministrit tonë është e punësuar dhe jeton në Beograd, e po ashtu bashkëshortja e zotit Kurti, është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare që monitoron dhe menaxhon energjinë elektrike në Serbi, tha Kërstiq. Ai shtoi se bashkëpunimi i heshtur mes liderëve dallohet edhe nga veprimet e Listës Serbe, e cila reagon me zbutje gjatë situatave të tensionuara. Kërstiq vlerësoi se marrëdhënia mes Kurtit dhe Vuçiqit tejkalon mosmarrëveshjet publike dhe sugjeroi se ekzistojnë interesa të përbashkëta që ndikojnë në politikat dhe veprimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme

Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …