Branko Manojllovski

Branko Manojlovski, kandidat i njësisë së 6-të zgjedhore nga radhët e BDI-së

Njëri nga kandidatët e njësisë së 6-të zgjedhore nga radhët e BDI-së është dhe Branko Manojlovski, shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme e Gostivarit. “Gjuha ime është shqipja, e kam mësuar prej nënës e prej babës”, thotë në promovimin e videos së tij kandidati për deputet Manojlovski, transmeton INA. Branko Manojlovski u lind më 19 gusht të vitit 1941 në fshatin Kiçinicë të Rekës së epërme. Ai është deklarua publikisht përmes medias dhe rrjeteve sociale se është shqiptarë ortodoks dhe jo maqedonas. Prindërit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …