Takimi i 54-të i Bordit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, u mbajt në Sarajevë, i kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu. Pjesëmarrësit e Bordit e uruan zonjën Bregu për sukseset që ka arritur në axhendat e bashkëpunimit rajonal gjatë mandatit të saj dhe e falënderuan për përkushtimin dhe këmbënguljen e saj në udhëheqjen dhe ndjekjen e bashkëpunimit në rajonin tonë. “Jam e nderuar që kam shërbyer si Sekretare e Përgjithshme e RCC-së gjatë këtyre gjashtë viteve të jashtëzakonshëm dhe kam qenë dëshmitare e solidaritetit në rajonin tonë si edhe mes rajonit tonë dhe BE-së. Që nga fillimi, jam udhëhequr nga parimi se bashkëpunimi është aseti më i fortë yni në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Afër gjashtë vjet pas marrjes së detyrës, ky parim mbetet më i rëndësishëm se kurdoherë, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …