Brenda 24 orëve asnjë i infektuar në komunën e Vitisë

Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, është raportuar për gjendjen aktuale me Pandeminë në komunën e Vitisë, ku u tha se ka shënuar rënie numri i të infektuarve në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti që kryeson këtë këshill, bëri të ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë të infektuar, ndërkohë janë 29 raste aktive, e momentalisht 3 të hospitalizuar. Numrit në rënie i ka kontribuar edhe përkushtimi qytetar për zbatim të masave, andaj apelohet që edhe më tej të angazhohemi që ta mbajmë në zero numrin e të infektuarve në komunën e Vitisë, ka thënë Haliti. Që nga fillimi i rasteve të para me Covid 19 në komunën e Vitisë më 13 mars 2020, në këtë komunë janë shënuar 1681 raste pozitive, prej tyre 1574 të shëruar dhe 78 raste të vdekjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …