Në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rreth dy javë, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Këtë zhvillim e paralajmëruar kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pas takimit të tyre në Bruksel, më 4 prill. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se kush e përbën Ekipin Menaxhues, pra kush e ka shkruar statutin për formimin e Asociacionit. Me gjithë përpjekjet e bëra, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i marrë nga Qeveria e Kosovës emrat konkretë të personave që përbëjnë këtë ekip. Asociacioni i komunave serbe duhet të përbëhet nga dhjetë komuna ku dominon numerikisht popullata serbe serbe në Kosovë, sikur janë: Graçanica, Novoberda Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku. Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale, mbikëqyrja e plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, mbikëqyrja e plotë e koordinimit të planifikimit urban dhe rural e të tjera.
