Brenda dy javësh do të jetë gati raporti i Komisionit ad hoc i themeluar nga kryetarja, Atifete Jahjaga, që për mandat ka të vlerësojë procesin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Partitë politike të opozitës nuk kanë treguar gatishmëri për t’i ofruar bashkëpunim kësaj trupe me përbërje ndërkombëtare. Presidenca ka konfirmuar se Komisioni do të vlerësojë demarkacionin, duke u nisur nga metodologjia dhe shqyrtimi i dokumentacionit përkatës e deri te takimet me udhëheqës institucionalë e politikë në Kosovë dhe zyrtarët malazezë, si dhe do të zhvillojë vizita në terren. “Ky vlerësim pritet të zhvillohet dhe të përmbyllet në një afat prej dy javësh. Raporti me gjetjet e Komisionit ad hoc do t’i dorëzohet presidentes në përmbyllje të këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …