Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale, në Shqipëri

Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale, në Shqipëri

Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale. I pari është kryebashkiaku Veliaj, i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë votash me gati 58 mijë  më shumë se Belind Këlliçi. Ky avantazh është sa e gjithë popullsia e Gjirokastrës. Rekordi tjetër që ka për tu mbajtur mend gjatë në historinë e zgjedhjeve dhe te politikes është fitorja me 60 për qind e Benet Becit në Shkodër, bashkinë ku të majtët nuk kishin fituar asnjëherë në 30 vite.

 Kryesocialisti Edi Rama ka pagëzuar dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin si njeriun e fitoreve publicitare. Një të tillë ka realizuar edhe në 14 maj, duke u renditur si kandidati më i votuar socialist me 82.67 %.

I dyti në këtë listë renditet kreu i bashkisë Dropull Dhimitraq Toli me 81.25 %, pasuar nga Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Alma Hoxha në Përmet.

Në konkurrimin e tij të parë politik Maringlen Disha me fitoren e Librazhdit, 74.45% është futur në listën e ‘Top 10’ më të votuarëve pasuar nga Blerim Shera në Vorë dhe Andis Salla në Cërrik.

Pasi la kostumin e diplomatit, edhe Ermal Dredha në Vlorë arriti fitoren me 70.55% duke u renditur i teti në Top Listën e më të votuarëve socialistë.

Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Fation Duro në Patos, gjithashtu renditen në top 10 më të votuarit. Megjithëse konsiderohet si kryeqyteti i socialistëve, Armando Subashi nuk mundi të jetë në 10-tshen e kandidatëve më të votuar.

 

10 kandidatët socialistë  më të votuar:

 

1. Tepelenë – Tërmet Peci 82.67%

2. Dropull – Dhimitraq Toli 81.25 %

3. Poliçan – Adriatik Zotkaj 78.87%

4. Përmet – Alma Hoxha 76.78%

5. Librazhd – Maringlen Disha 74.45%

6. Vorë – Blerim Shera 73.52%

7. Cërrik – Andis Salla 71.19 %

8. Vlorë – Ermal Dredha 70.55 %

9. Gjirokastër – Flamur Golemi 70.52 %

10. Patos – Fation Duro 69.97%  (Gazeta Tema)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …