leoni

Brenda tri ditësh shkolla në Koshtovë do të ketë furnizim të rregullt me ujë

Nën udhëheqjen e kryetari të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka u mbajt mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, ku u diskutua për çështje të propozuara të drejtorive komunale me rëndësi për komunën dhe qytetarët.

Kështu, Bordi sërish u dakordua që të vazhdohet me përpjekjet për sigurimin e mjeteve për ndërtimin e ndërtesës së re të QKMF-së, duke rikonfirmuar se projekti detaj është bërë gati qysh moti dhe është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka premtuar se do ta mbështesë.

Në këtë takim, anëtarët e Bordit mbështetën kërkesën e OJQ “Syndrome Down Kosova”, për sigurim të hapësirës për veprimtari normale. U mor qëndrimi që anëtarët e kësaj OJQ-je të vendosen në objektin tashmë të lirë afër shkollës fillore “Musa Hoti”, ku ishte e vendosur shkolla për aftësim të personave me nevoja të veçantë, e cila tani ka kaluar në objektin  e ri në “Fidanishte”.

Anëtarët e Bordit mbështetën kërkesën e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që Brenda tri ditësh të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në shkollën e Koshtovës. Problemi do të zgjidhet ashtu që inspektorët komunalë, bashkë me punëtorët e Ujësjellësit Rajonal dhe policinë  Kosovës, do t’i ç’kyçin nga rrjeti i ujësjellësit të shkollës të gjithë ata që në mënyrë ilegal dhe joligjore janë kyçur në të, duke e bërë të pamundur furnizimin e rregullt të shkollës me ujë për pije.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …