Brenda vitit që shkoi në Kosovë janë trajtuar 41 raste të nivelit të lartë të korrupsionit

Brenda vitit që shkoi në Kosovë janë trajtuar 41 raste të nivelit të lartë të korrupsionit

Brenda vitit që shkoi në Kosovë, janë trajtuar 41 raste të korrupsionit  të nivelit të lartë, duke ngritur aktakuza në 12 raste, me gjithsej 129 persona të profileve të ndryshme të përfshirë në këto aktakuza. Policia e Kosovës dhe drejtoria për krime ekonomike, thonë se brenda të njëjtës periudhë kohore kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për raste të korrupsionit dhe qindra kallëzime penale i kanë ngritur pranë institucioneve hetuese. Shënimet e institucioneve zyrtare për luftimin e korrupsionit në Kosovë vijnë në kohën kur Kosova sërish është radhitur në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të korrupsionit dhe kur qytetarët e kanë cilësuar këtë dukuri si më shqetësuesen në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …