Bridget Brink: SHBA-të do ta mbështesin Ukrainën aq kohë sa të jetë e nevojshme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink ka deklaruar se Uashingtoni do ta mbështes Kijevin aq sa të jetë e nevojshme. Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ajo ka theksuar se kjo përfshin artilerinë me rreze të gjatë, mbrojtjen kundërajrore, mbrojtjen bregdetare, shumë municione edhe shumë, shumë më tepër. “Pra, ne tani po ofrojmë ndihmë përmes një tërheqjeje presidenciale, e cila është një mënyrë shumë e shpejtë për ta siguruar atë. Dhe ne do ta bëjmë këtë çdo javë tjetër, që ashtu siç e kemi në plan dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe ndihmojmë Ukrainën me asistencë sigurie për aq kohë sa duhet. Ajo që na pëlqen të shohim është një Ukrainë sovrane, e pavarur, demokratike dhe e begatë. Pra, e gjithë kjo ndihmë dhe e gjithë kjo mbështetje është për të ndihmuar popullin ukrainas dhe qeverinë ukrainase për të arritur këtë qëllim” ka thënë mes tjerash, ambasadorja, Bridget Brink.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …