Një zëdhënëse e Britanisë së Madhe dhe kryeministri i Australisë mbështesin sulmet ajrore të cilat Amerika i ka filluar në Siri kundër bazës ushtarake siriane. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë urdhër të premten të lëshohen 56 raketa drejt Sirisë Zëdhënësja e Britanisë së Madhe ka thënë se Britania, gjithashtu, mbështet veprimin e SHBA-së kundër Sirisë, shkruan The Guardian. “Kjo është përgjigjja e përshtatshme. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet plotësisht veprimin e SHBA, për të cilën ne besojmë se ishte një përgjigje e përshtatshme pas sulmit me armë kimike që e nisi regjimi sirian”, ka thënë zëdhënësja britanike.
Gjithashtu, në mbështetje këtij sulmi ajror i doli edhe Kryeministri i Australisë, Gareth Hutchens. Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, ka thënë se ai “mbështet fort” sulmin ushtarak amerikan në pistën ajrore al-Shayrat të Sirisë, duke e quajtur atë një sulm i kalibruar, përgjigje proporcionale dhe në shënjestër të “krimit tronditës të luftës” së regjimit sirian. Në një konferencë të veçantë, të mbledhur për shtyp në Sydney të premten, Turnbull ka thënë “ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në këtë veprim të shpejtë”.