Britania e Madhe e Kanadaja iu kanë bashkuar Amerikës në bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore, në Pekin

Britania e Madhe e Kanadaja iu kanë bashkuar Amerikës në bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore, në Pekin

Britania e Madhe dhe Kanadaja u janë bashkuar Australisë e Shteteve të Bashkuara në bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin. Kina ka thënë se këto bojkotime janë fushatë për njollosjen e saj. Shtetet e Bashkuara të parat njoftuan këtë javë për bojkotimin, duke thënë të hënën se zyrtarët qeveritarë të saj nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë në shkurt të vitit të ardhshëm për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut në atë vend. Kina tha të martën se Shtetet e Bashkuara “do të paguajnë një çmim” për vendimin e tyre dhe paralajmëroi kundërmasa, por nuk dha hollësi për to. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u mundua që ta minimizojë bojkotimin diplomatik në rritje, shkruan Reuters.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …