leoni

Covid Vaksina

Britania e Madhe nesër do të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit

Britania e Madhe nesër do të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit, më pak se një javë pasi u bë vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën kundër kësaj sëmundjeje infektive. Britanikët e autorizuan vaksinën e Faizer për përdorim emergjent. Vaksinimet pritet të fillojnë  në Angli, Uells dhe Skoci. Edhe  Irlanda e Veriut do të fillojë administrimin e vaksinës në fillim të javës, por që nuk specifikoi edhe ditën. Procesi, i cili ndërlikohet nga nevoja për të ruajtur vaksinën në kushte të rrepta dhe injektimi i secilit person me nga dy doza, mes tre javë diferencë, do të monitorohet nga afër nga e gjithë bota. Zëvendës shefi ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Furnizime tha për mediet  të dielën se 50 qendra spitalore në të gjithë Anglinë i kishin marrë tashmë furnizimet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …