Britania e Madhe nuk ka asnjë arsye të pranojë mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë, pasi Shqipëria është vend i sigurt

Britania e Madhe nuk ka asnjë arsye të pranojë mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë, pasi Shqipëria është vend i sigurt

Komisioni i Çështjeve të Brendshme  në Britaninë e Madhe ka paraqitur një konkluzion të prerë në raportin e sapo publikuar, lidhur me azilantët shqiptarë.  Në raport thuhet se   në asnjë rast nuk do të ofrohet azil për shqiptarët pasi Shqipëria është një vend i sigurt, nuk është në luftë dhe si vend kandidat aspiron për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Britania e Madhe nuk ka asnjë bazë që të pranojë mijëra kërkesat për azil nga qytetarët shqiptare konstaton Komiteti i çështjeve të brendshme. Gjithsesi theksohet se disa qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil me argumentin se janë viktima të trafikimit dhe se disa vajza dhe gra janë të rrezikuara nga ky lloj krimi. Në raport bëhet me dije se Britania e Madhe ka detyrimin të mbështesë viktimat e trafikimit dhe t’i kthejë në Shqipëri, vetëm nëse do merren masat e duhur për t’i mbrojtur ata. Sipas të dhënave në  vitin e kaluar një e katërta e 45 mijë 755 njerëzve që kaluan “La Manshin” me varka të vogla erdhën nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …