Britania e Madhe po përballet me shtim të madh të rasteve të reja me kovid-19. Nga të dhënat e paraqitura nga Universiteti “Johns Hopkins”, mësohet në shtatë ditët e fundit, vdekjet janë rritur për 12 për qind, duke e çuar në 139 mijë e 878 numrin e rasteve me fatalitet që prej nisjes së pandemisë. Britania është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë, me numrin më të lartë të vdekjeve. Në Britani 333,465 persona kanë rezultuar pozitiv gjatë javës së fundit, ose rreth 15 për qind më shumë se javën paraprake. Ky është numri më i lartë i rasteve të reja brenda një jave, nga muaji korrik. Shkencëtarët kryesorë e kanë këshilluar Britaninë që të rivendosë masa kundër COVID-19, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave, certifikatat e vaksinave dhe rekomandimeve që njerëzit të punojnë nga shtëpia.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …