Britania e Madhe, e cila nga nesër kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka ndërmend që ta evitojë organizatën e Kombeve të Bashkuara që gjatë muaj gusht të mbajë mbledhjen e rregullt për situatën në Kosovë. Kjo do të ishte hera e parë që në East River në lidhje me këtë temë të mos diskutohet për periudhën tremujore, kanë njoftuar mediet serbe (Vecernje Novosti). Sipas këtyre burimeve, aktualisht po debatohet për programin e punë së Këshillit të Sigurimit për muajin e ardhshëm dhe Londra nuk e ka futur temën për Kosovën dhe nuk do ta fusë, sepse konsideron se gjendja në Kosovë është e mirë dhe se për këtë nuk ka nevojë. Këto burime kanë thënë se një gjë të tillë në mënyrë të ashpër po e kundërshtojnë Kina dhe Rusia, kurse rezultati i kësaj lufte diplomatike do të duhej të dihej deri në fund të kësaj jave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …