Holandezët dhe britanikët nisën sot votimin për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, ndërkohë që sondazhet parashikojnë një sukses të euroskeptikëve në të dy shtetet. Në total, mbi 400 milionë zgjedhës do të votojnë në 28 shtete për 751 deputetët evropianë. Këto zgjedhje do të zhvillohen deri të dielën. Rezultatet do të shpallen zyrtarisht duke filluar nga e diela në mbrëmje, pasi të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian të kenë mbyllur procesin e votimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …