Britaniku që luftoi në UÇK i quan ‘mendjengushta’ veprimet e opozitës

Britaniku që shërbeu në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, ka reaguar ndaj veprimeve të sotme të deputetëve të opozitës. Ai i ka sugjeruar opozitës që çdo mos-pëlqim, ta diskutojë në Kuvend e jo ndryshe. “Djem, përse po e bëni këtë? Ju jeni popull krenar, mos u rrihni brenda parlamentit tuaj. Po i bëni vendet tjera t’ju shohin e të qeshin me ju”, thuhet në porosinë e ushtarit britanik që shërbeu në Brigadën 138. “Ju jeni liderët e Kosovës, për të cilin kanë vdekur gra e fëmijë, gjaku i tyre rrjedh në venat e të gjithë juve. Nuk i nderoni ata përmes këtyre veprimeve mendjengushta”, ka thënë ndër të tjerash, Harrison.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …