Serbia dhe Kosova kanë ende një rrugë të gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme gjithëpërfshirëse për paqe, pavarësisht se kanë hapur bisedime për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje, konsideron Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë. “Personalisht, do të doja një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Por unë nuk mendoj se në realitet jemi pranë marrëveshjes”, tha Bërnabiq. Ajo mendon se çështjet e kulturës historike politike dhe territoriale janë jashtëzakonisht delikate që diskutohen midis krerëve të Serbisë dhe Kosovës, dhe se progresi është larg garantimit të mbështetjes së SHBA-ve dhe BE-së për dialogun.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …