leoni

Flora Brovina

Brovina: Bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka kërkuar që në të ardhmen, bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. “Prej vitit në vit diskutojmë për ata që na mungojnë dhe e shprehim dhimbjen tonë në këtë Kuvend, diskutojmë dhe nxjerrim rezoluta të cilat i ngjasojnë njëra-tjetrës, tha deputetja Flora Brovina. Ajo shtoi më tutje se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndikoj tek shteti serb që të zbardhet sa më parë çështja e personave të pagjetur. Ndërkohë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci theksoi se familjarët e të pagjeturve ende jetojnë me dhimbje për fatin e personave të pagjetur edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. “Para dy ditëve një person që është dënuar për vrasjen e familjarit është liruar në Serbi. Serbia nuk do ta pranojë që ka bërë krime në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë  ndërkombëtare që të bëjnë presion që kjo çështje të merret si prioritet.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …