Brukseli e krijoi Asociacionin vetëm për hir të kompromisit

Brukseli, me rastin e krijimit
të Asociacionit të Komunave Serbe ishte i interesuar vetëm në arritjen e një
kompromisi afatshkurtër, duke i shpërfillur pasojat që do të lindin nga ky
entitet autonom serb. Në raportin e Këshillit për Politika të Demokratizimit, të
përgatitur nga Bodo Weber, thuhet se karakateri i Asociacionit ishte
një zgjidhje klasike afatshkurtër e
Bashkimit Evropian (BE) që kishte për synim arritjen e çfarëdo kompromisi të
realizueshëm, pa pasur parasysh implikimet negative në aspektin afatgjatë për
demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Në këtë raport përmendet fakti se “drafti
i dokumentit i Asociacionit i cili shërbeu si bazë për negocim në Bruksel ishte
hartuar nga një jurist i Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), i cili nuk
kishte fare përvojë në fushën e qeverisjes lokale”. Weber ka shtuar se situata
bëhet edhe më e ndërlikuar kur kihet parasysh fakti se teksti në gjuhën shqipe
dhe serbe dallon nga teksti në gjuhën angleze.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …