Targat

Brukseli ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të automjeteve

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, derisa  kanë mbetur edhe dy ditë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për këtë çështje. Të mërkurën dhe enjten (20 dhe 21 prill) në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të gjendur zgjidhje për targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë. Fillimisht do të takohen grupet punuese  të cilat janë krijuar për këtë çështje. Më 21 prill, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, po ashtu pritet të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Diplomatët në BE i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk dëshirojnë të shohin tensione në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, siç kishin parë shtatorin e vitit të kaluar. Prandaj, ata kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen këto takime të fundit që të arrihet një marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …