Bashkimi Evropian sërish shprehe i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pasi shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e përcjell me shqetësim situatën atje dhe se do të reagojnë me kohë në rast se është e nevojshme. Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjell me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano. Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe ministri, Xhelal Sveçla, i cili ka fajësuar grupet kriminale se ato kanë gjuajtur me granatë dore, si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile, gjatë luftës, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …