leoni

Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Brukseli kushtëzon liberalizimin me pazarin e kufirit me Malin e Zi

Partitë opozitare e kanë cilësuar si të padrejtë kushtin e vënë nga Bashkimi Evropian që procesi i liberalizimit të vizave të kushtëzohet me miratimin në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit. Në rekomandimin e Komisionit Evropian që jep dritën jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është përfshirë edhe kushti që Kosova ta miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ndërkohë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës shprehen të gatshëm që të miratojnë këtë marrëveshje, pavarësisht humbjeve territoriale që pëson vendi. Partitë opozitare shprehen të indinjuara me këtë kusht të Brukselit, duke përkujtuar se as Malit të Zi nuk i është vënë një kusht i tillë, siç është demarkimi i territorit, kur kishte përfituar liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …