Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Brukseli mund t’ia lehtësoj Kosovës rrugën integruese në Bashkimin Evropian

Mediet serbe njoftojnë se Brukseli mua mund t’ia lehtësoj Kosovës rrugën integruese në Bashkimin Evropian. Gazeta serbe “Vecernje Novosti”, njofton se procesi i ri i vendim-marrjes në Bashkimin Evropian i paralajmëruar nga euro-komisionari për Zgjerim, Johanes Han, mund ta shkurtoj rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën. Kjo mund të arrihet duke ndërmarr masa që të mos jetë e nevojshme konsensusi i të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian për integrimin e Kosovës, pavarësisht  qëndrimit të shteteve anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Vendim për koncesione të caktuara ndaj Kosovës mund të bëhet pa pëlqimin e shteteve që nuk e njohin Kosovën, shkruan në mes tjera në gazetën serbe “Veqernje Novosti”.

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …